Në tentativë për të nxjerrë veten mirë, Elisa Spiropali sërish ka dalë bllof. Ditën e djeshme, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, publikoi në rrjetet sociale një foto të dëftesës duke treguar se dhe mësuesja e këshillonte të studionte në Oxford.

Por e vërteta nuk duket të jetë e tillë. Sipas një personi që e njeh mjaft mirë që në vegjëli, Elisa nuk i ka marrë me meritë këto nota, duke zbuluar dhe prapaskenat.
“Muzikën ta ka nxjerrë mami im 10 moj se ishim në një lagje, të ishte për ty, ti nuk i bije maces me lugë e jo të dije notat e pentagramit, anglishtja po ashtu e kishim zyshën komshijë, por këto gjuhët e huaja italisht, greqisht nuk ka pasur në shkollën tonë,”-shkruan ish-shoqja e klasës së Spiropalit.












