Pas Greqisë, një sasi tjetër rekord eshte kapur në Turqi, ku dyshohet se ngarkesa vinte nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për 2 tonë drogë marijuanë e modifikuar gjenetikisht, e cila është gjetur në dy minibuse që dyshohet se drejtoheshin nga shtetas të huaj. Mjetet e ndaluara nga policia turke po transportonin prodhime tekstile nga Shqipëria.
Lënda narkotike marijuanë e modifikuar gjenetikisht, me një peshë prej 1,880 tonë, u gjet e paketuar në thasë brenda minibuseve të dy shtetasve të huaj. Nuk përcaktohet nëse ata janë shtetas shqiptarë ende.
Raportohet se ngarkesa origjinale e mjeteve ishin prodhime tekstile shqiptare. Skuadra turke kundër narkotikëve njoftoi se autorët po mbaheshin nën vëzhgim prej 6 muajsh. Turqia mbetet një urë e rëndësishme për kalimin e drogave mes kontinenteve.
https://youtu.be/k9CIghERlp0











