Vjedhja e Ministrisë së Mbrojtjes ka terhequr vëmendjen e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji nuk i kursen akuzat ndaj ministrisë, duke u shprehur se ky rast tregon dorezimin pa kushte të qeverisë përballë krimit.
“Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!🤦🏻♂️ Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë! Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket”,-shkruan Salianji.












