Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama mund të dënohet me minimalisht 5 vite burg në SHBA, duke iu referuar një fotografie të Ramës me ish presidentin amerikan Barack Obama.
Në studion e “RTV Ora”, ish kryeministri Berisha tha se Rama duhet të përgatitet për në Aklatraz.
“Tani e ka radhën Rama për dy krime të rënda, thyerje e ligjit elektoral të SHBA si dhe dënohet për mashtrim, këto dy krime dënohen minimalisht 5 vjet. Ka mohuar përfshirjen? Shtohet dënimi. Rama të përgatitet për dy ishujt në SHBA, aty ku kanë burgjet në Alkatraz”, u shpreh Berisha.












