Ka qënë interesi i gazetarëve që ka hedhur dritë mbi vjedhjen e një prej godinave me te rendesishme në vend. Pak më parë mediat raportuan per vjedhjen e Ministrisë së Brendshme, ku ishin marrë disa pajisje.
Policia vetëm pas bujës së madhe ka nxjerrë një njoftim për të dhënë disa detaje shkurt lidhur me kete ngjarje.
Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, sipas mediave, raportohej se nga parku ishin marrë kondicionerë, printer, skanera, ndërkohë që Ministria ishte vjedhur dy herë brenda 3 ditëve.












