Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në një prej akseve kryesore në vend. Nga informacionet e para, mesohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrushë.
Nga të dhënat e para thuhet se një trajler i tonazhit të rëndë ka goditur një makinë me targa greke dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i makinës.











