Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kryqëzimit të Rinasit, në Vorë.
Mësohet se nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur tre persona.
Identiteti i personave të plagosur dhe gjendja e tyre nuk bëhet ende e ditur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu.
Si pasojë e përplasjes është rënduar dhe trafiku në atë pjesë të rrugës.











