Përcillet për në banesën e fundit Besnik Hidi, tregtari i cili u vra mengjesin e te martes teksa po pinte kafen e mengjesit. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot në mesditë, ndërsa policia vijon të qëndrojë pranë banesës së të ndjerit.
Hida, tregtar makinash e pjesësh këmbimi u vra dje me breshëri kallashnikovi, ndërsa autorët u larguan me një makinë të vjedhur pak ditë më parë në Tiranë, që u gjet e djegur pak orë më pas në periferi të Lushnjës.
Policia dyshon se vrasja ka të bëjë me konfliktin dhe hakmarrjen mes bandave në Lushnje të nisur prej vitit 1997.












