Reperi i njohur Getinjo, vëllai i Mozzik dhe kunati i Loredanës iu ka punuar një rreng 400 mijë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme ai i ka habitur fansat pasi përmes një postimi të bërë në Instagram, ka lajmëruar se po largohej nga muzika, duke mos dhënë asnjë arsye. Më pas ai e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke bërë një postim pasues ku konfirmon dhe albumin e ri. ‘Hahahahah ngadalë se shaka po bëj, albumi është gati”, ka shkruar ai.
Këto kohë ai ka qenë shumë aktiv në muzikë dhe kënga e tij e fundit mban titullin “Feuer”, në bashkëpunim me Loredanën.












