Pasi u tërhoq për të marrë vendim, Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Bëhet fjalë për seancën e Arbër Cekajt dhe 3 të tjerve. Mësohet se në datën 15 tetor, pritet që të lexohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë.
Seanca e sotme është zhvilluar mes debateve, ku avokatët pretenduan se Prokuroria nuk ka prova që të vërtetojnë 3 veprat penale të ngritura.
Gjykata për Krime të Rënda hapi spt shqyrtimin gjyqësor për Arber Çekajn dhe 2 të pandehur të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.












