Jorida Tabaku na ka treguar përmes një fotoje se sa shumë i qenkan rritur dy vajzat e saj binjake. Ish-deputetja ka shpërndarë një foto të dy vajzave Arba dhe Iris të veshura njësoj me fanellën e skuadrës së Tironës.
Pavarësisht se Tirana humbi dje derbin me Partizanin,vogëlushet të prekin shumë me veshjet e fanellat e skuadrës. Duke u kujdesur të mos zbulojë fytyrën e vogëlusheve të saj, vogëlushet e veshura me bluza të personalizuara, politikania shkruan mbi foto:
“Me ty u linda
Me ty u rrita
Vetëm Tirona
N’stadium bërtita”…
Dy vogëlushet e lindura në qershor të 2017-ës, e bën nënë Joridën për herë të parë e sot janë motrat e mëdha të vëllait të tyre Dren që erdhi në jetë në Korrik të këtij viti.













