Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier. Një grua ka rënë nga pallati.
Burime zyrtare bejne me dije vetëm se gruaja ka gjetur vdekjen, ndërsa burime të tjera nga vendi i ngjarjes informojnè se gruaja ishte duke pastruar xhamat.
INFORMACION PARAPRAK
Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












