Një shqiptar i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes dhe pse u përfshi ne nje aksident të frikshëm. Kamioni me të cilin u aksidentua u përplas në një urë, para se të futej në tunel.
Shqiptari po udhëtonte drejt Savonës, dhe siç e shikoni në foto, kamioni pasi ka humbur kontrollin është përplasur me mbajtëset e rrugës. Kabina e automjetit të rëndë ka përfunduar jashtë ure duke mbetur në ajër, ndërsa koka e trajlerit ka përfunduar 40 metra në greminë.

Menjëherë ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës. Në mënyrë të pabesueshme, shoferi ishte plotësisht i padëmtuar. Ai doli me këmbët e veta nga kabina. Ai u transportua me autoambulancë në spital për një kontroll të detajuar.
Policia bllokoi trafikun në autostradën midis Altare dhe Savonas për ta rihapur vetëm pasdite.












