Një sasi prej 1.6 milione litra gaz është bllokuar, pjesë e aksionit të informalitetit. Mësohet se në këtë rast ishte shmangur pagesa e akcizës, ndërkohë që gazi kishte probleme dhe mangësi te parametrave cilësore dhe të dokumentacionit.
Inspektimi dhe me pas njoftimi per bllokimin është bërë nga drejtori i Doganave Arlind Gjokutaj.
“Subjekti është konstatuar me mangësi të parametrave cilësorë dhe të parametrave teknikë. Po kështu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës, ne vleren 350 mije ero”, deklaroi Gjokutaj.
“STOP INFORMALITETIT✋ – Teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjē çast!- shkruan Rama ne faqen e vet ne FB.
Mesa duket Kryeministri harroi fare se shumë banesa janë dëmtuar nga tërmeti i fundit dhe qytetarët kanë apeluar për ndihmë. Mesa duket vëmendja e tij eshte përqëndruar ne goditjen e biznesve.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2437996066445771/?t=0











