Ish-ministri Ylli Manjani e ka nisur ditën e sotme me një postim shumë sarkastik, lidhur me atë që ndodhi një ditë më parë ndaj medias dhe gazetarëve.
Duke qënë se dy gazetarë u “shënjestruan” për shkak të lajmeve mbi tërmetin, Manjani ironizon në rastin me raportimet për përmbytjet, duke u bërë një thirrjë gazetarëve që do të raportojnë mbi këtë temë derisa të përmirësohet situata.













