Pas tërmetit fakulteti i Gjeologji Minierave ka marrë pamjen e një vendi të shkatërruar dhe të braktisur. Pamjet e tregojnë fare qartë se godina është përmbytur, ku kati i tretë dhe i dytë janë mbushur plot me ujë.
Shiu i mbrëmjes së djeshme ka bërë edhe më të rëndë situatën në këtë godinë. Dekani thotë se kati është i papërshtatshem për të nisur mësimin më 14 tetor por se mësimi do të vijojë tek godina tjetër.
Laboratori i katit të dytë ka dalë jashtë funksionit ndërsa një profesor ka arritur të shpëtojë mikroskopët e rinj.













