• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Donika Mustafaj tregon jeten me shkrimtarin dhe diplomatin: Të duash në thelb është të mirëkuptosh

droni by droni
24 September, 2019
in Kryesore, Kulture
0
Donika Mustafaj tregon jeten me shkrimtarin dhe diplomatin: Të duash në thelb është të mirëkuptosh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Entela Resuli-gazeta Dita

Donika dhe Besnik Mustafaj kanë 36 vite që i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të jenë bashkë në të mirë e në të keqe…

Një javë më parë ata kanë festuar 18 shtatorin, datën që i ka lidhur bashkë. Të dy njerëz të njohur dhe të angazhuar publikisht. Besniku, politikan i spikatur dhe shkrimtar, ndërsa Donika, e angazhuar me televizionin dhe dokumentaret. Jeta e tyre nuk ka qenë vaj nga fillimi deri në fund, por ka qenë e bukur në krah të njëri-tjetrit. Ata janë prindër të dy djemve dhe gjyshër të lumtur gjithashtu.

Nuk ka receta për një martesë të suksesshme dhe secili ka rrugën e tij në jetë, por në këtë intervistë në Dita, Donika Mustafaj tregon rrugën e saj prej 36 vitesh me Besnikun.

-Ju festuat 36-vjetorin e martesës javën e kaluar. Do të dëshironim të ndanit me ne disa mendime mbi këtë fazë të jetës, gjëra që keni mësuar ose ato që janë konfirmuar. 36 vite bashkë. Janë shumë. Keni qenë të lumtur?

Mendoj se ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. E dimë saktësisht se çfarë i pëlqen ose nuk i pëlqen njëri-tjetrit, pranojmë karakterin e secilit dhe jemi të vetëdijshëm për ëndrrat dhe shpresat e secilit. Kemi një vlerësim të ndërsjellët dhe e tregojmë afeksionin çdo ditë me gjeste të vogla të thjeshta, por domethënëse. Mendoj se lumturia është në gjëra të vogla, kjo është gjithçka. Jemi shumë tolerantë ndaj konflikteve të ndryshme me të cilat përballemi, sepse e dimë shumë mirë se çfarë të bëjmë për t’i zbutur ato. Ne nuk kemi nevojë të rrimë me një makinë llogaritëse në dorë për të llogaritur kush i lau enët apo kush i derdhi plehrat. Ne futemi në punë vetëm sepse ndihemi mirë sebashku.

Nuk mund të mërzitemi me një person kur ndajmë gjithçka, jetojmë me të për shumë vite? A nuk na mbërthen rutina? A nuk e dobëson kjo dashurinë? 

Vitet kalojnë por asnjëra nuk është njësoj: bashkëshorti im evoluon, unë evoluoj. Një çift që evoluon është një çift që mbetet i dëshiruar dhe i gjallë. Një çift që evoluon është gjithashtu një çift që ka një ideal të përbashkët, një vizion të caktuar të qënies njerëzore. Gjithashtu, rrethanat përreth nesh ndryshojnë, ka projekte të reja, sfida të reja, gjëra pozitive, ato negative. Në fund të fundit, rutina e vogël që ekziston, është një gjë mjaft pozitive për mendimin tim, si pikë referimi siguruese!

-Po për dashurinë çfarë mund të na thoni? 

Kur njoha Besnikun zbulova një shpirt unik dhe u dashurova me të. Mendoj se ishte dashuri dhe jo pasion. Pasioni e idealizon tjetrin, ndërsa unë isha e kthjellët mbi kufijtë dhe papërsosmëritë e Besnikut. Nuk e pëlqeva atë për bukurinë, forcën, inteligjencën… sepse mund t’i gjeja edhe tek njerëz të tjerë. Por ajo që e bëri unike ishte se ishte i pazëvendësueshëm për mua. Dashuria ime ishte e vërtetë sepse isha në gjendje të zgjedhja nga të gjithë njerëzit personin që vazhdoj ta dua, edhe nëse do të zvogëlohej nga humbja e aftësive të tij ose nga plakja. Sot jam në gjendje të them “faleminderit që ekziston”.

-E dimë që fluturat në bark pas njohjes zgjasin pak. Çfarë vjen pas pasionit në një marrëdhënie, çfarë ndodh më pas?

Pas pasionit vjen dhembshuria, në kuptimin etimologjik të njohjes se si të vuajmë dhe të durojmë së bashku. Duhen shumë vite të jetës së bashku për të bërë një çift të vërtetë: dashuria në pamje të parë nuk është garanci e suksesit martesor. Mendoj se ia kam dalë mbanë në jetën time bashkëshortore sepse kam ditur të jetoj me të tjerët dhe për të tjerët. Jam empatike dhe kam një lehtësi për të ndjerë dhe kuptuar zemrat e të tjerëve, për të vendosur lidhje reciproke. Jam gjithashtu një njeri që pranoj përgjegjësi. Të dish të merresh vesh me tjetrin është çelësi. Të duash në thelb është të mirëkuptosh. Për mua e rëndësishme nuk ishte të gjeja bashkëshortin ideal, por të punoja për t’u bërë vetvetja për të. E dija që kur isha fëmijë se asgjë nuk është më e mrekullueshme se sa të jesh në gjendje të duash një grua apo një burrë të vetëm. Kjo siguri e fortë ishte ngulitur tek unë. Në modelin e përditshëm të prindërve të mi lexoja harmoninë e burrit dhe gruas. Nëna ime më mësonte rolin si grua e ardhshme. Babai e donte shumë nënën time. Dhe kjo ishte lumturia më e madhe për ne fëmijët.

Sa i rëndësishëm është seksi në këtë moshë? 

Seksi është i rëndësishëm sepse tregon dëshirën e tjetrit për veten dhe është e rëndësishme të dish se je ende e dëshiruar ndërsa plakesh.

Ndoshta për këtë pjesë nuk ka receta, po për ju, cili ka qenë sekreti i një martese të gjatë?

Unë mendoj se nuk ka ndonjë recetë mrekullie, as sekrete. Sidoqoftë, unë e Besniku kemi një numër të caktuar pikash të përbashkëta: I pari është tjetri! Secili nga ne i kushton më shumë rëndësi tjetrit sesa vetes. Qëllimi ynë është para së gjithash ta bëjmë tjetrin të lumtur. Përveç dashurisë, ne kemi një dashamirësi të madhe për tjetrin në të gjitha veprimet e përditshme, ne shmangim çdo gjë që mund ta dëmtojë ose poshtërojë. Unë jam e shpejtë në çdo veprim, ndërsa Besniku është i ngadaltë. Por jemi të durueshëm me tjetrin, pranojmë ritmin e secilit. Kemi besim tek njëri-tjetri. Xhelozia nuk ka qenë pjesë e jona. Falim sepse askush nuk është perfekt. Ne i themi çdo gjë njëri-tjetrit, ndajmë shqetësimet dhe zhgënjimet tona. Nuk mbajmë asnjë gjë për vete se një ditë grumbullimi i tyre do të shpërthejë pa arsye.

-Çfarë keni marrë nga njëri-tjetri, në gjithë këto vite?

Mendoj se unë kam marrë nga Besniku vetëpërmbajtjen, megjithëse kam akoma punë për të bërë (qesh). Mënyrën e menaxhimit të financave të familjes. Besniku është më i arsyeshëm në shpenzime se unë. Unë dëshiroj të kënaqem për momentin, ndërsa Besniku mendon edhe për të ardhmen. Ndërsa se çfarë ka marrë Besniku nga unë duhet ta pyesni vetë atë.

-Kush ka qenë më pranë fëmijëve, ju apo Besniku

Të dy në mënyra të ndryshme. Unë isha më shumë e pranishme fizikisht. Besniku e ka patur kohën më të pakët. Por ai ka qenë sidomos atëherë kur duhej. E kam fjalën se ai nuk ka munguar kurrë kur djemtë kanë patur nevojë të këshilloheshin me të. Po ashtu në familjen tonë ka qenë rregull i hekurt që të paktën një herë në ditë hanim të katër sëbashku, kohë kjo kur ai fliste më djemtë dhe i dëgjonte ata. Për të gjitha të tjerat jam marrë unë më shumë në rritjen e tyre të përditshme.

-Cila është sakrifica më e madhe që keni bërë për Besnikun?

Kam ndryshuar mënyrën time të jetesës për t’iu përshtatur ritmit të tij. Kur jemi martuar ne, në shtator 1983, Besniku kishte botuar dy libra. Pra, shkrimi kishte zënë përfundimisht vend në përditshmërinë e tij. Letërsia ishte profesionalisht qëllimi më i lartë i jetës së tij. Unë këtë e dija para se të martoheshim dhe e mora parasysh. Në këtë kuptim, unë sinqerisht që nuk e quaj sakrificë. Është zgjedhje nga ana ime. Edhe sot që nuk ka më asnjë angazhim publik, ai është më së paku 8 orë në ditë në tryezën e punës, para fletës së bardhë. Dhe kjo përsëritet 7 ditët e javës gjatë 12 muajve. Ne tashmë udhëtojmë shumë pak sepse Besniku na jep shumë pak kohë për udhëtime. Mua më pëlqejnë udhëtimet, por jo vetëm. Domethënë, jo pa Besnikun. Dalim shumë pak mbrëmjeve për darka apo aktivitete të tjera. Sepse Besniku punon në mbrëmje përjashtuar rastet kur ftojmë miq në shtëpi apo na vijnë fëmijët. Unë nuk e fsheh, e admiroj burrin tim për atë që është dhe për atë që bën. Sipas mendimit tim, admirimi është thelbësor për dashurinë.

– Ka qenë ai një burrë që ju ka ndihmuar qoftë në punët e shtëpisë?

Po, sepse ha çfarë t’i vendos unë përpara. Nuk bëj krejt shaka. Kam shoqe që nuk e kanë këtë lehtësi me bashkëshortët e tyre. Te Besniku janë tre vëllezër, pa motër. Nëna e tyre i ka rritur pa llastime. Ndërsa mua nëna ime e ndjerë ma ka mësuar mirë “zanatin” e zonjës së shtëpisë. Kjo do të thotë se unë me vetëdije shumë rrallë gjatë jetës sonë të përbashkët i kam kërkuar të bëjë në shtëpi nga ato punë që unë, në edukimin tim, i mendoj si punët e mia. Por, më besoni, sa herë ka qëlluar t’ia kërkoj, ai nuk ka përtuar t’i bëjë. Dhe di t’i bëjë. Besniku e ka kaluar gjithë adoleshencën dhe rininë e parë në konvikt, larg familjes dhe dashje pa dashje ka mësuar të kujdeset për veten.

-Zonja Donika, ju keni jetuar edhe me prindërit e Besnikut, ju ka penguar kjo pjesë?

Ne kemi marrë në shtëpi babain e Besnikut dhjetë vitet e fundit të jetës së tij, kur vjehrra ime na la. Ai ishte i pamundur fizikisht për shkak të një goditje cerebrale, por mendjen e kishte fare të kthjellët. Pa e tepruar po ju them se ishte një burrë i mrekullueshem. Pa asnjë tekë, vetëm fjalën e mirë në gojë, mirënjohës, pra, shumë i rehatshëm për t’i shërbyer. Gëzohej me punët e mia në televizion më shumë se për sukseset e Besnikut. Ai që do, e gjen kohën për t’i shërbyer një njeriu të tillë. Të paktën kjo është përvoja ime. Mua më desh te koka kur u rëndua. Ka dhënë shpirt në krahët e mi, duke më bekuar.

-Fakti që Besniku ka qenë pjesë e politikës të ka pëlqyer, apo të ka bezdisur?

Të dyja, të them të drejtën. Jam gëzuar kur ai ngjitej dhe po kaq jam gëzuar kur ai më tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen për t’u larguar njëherë e mirë nga politika.

Tags: Donika Mustafaj
Previous Post

Xhacka ben bilancin, sa banesa u permbyten nga kanalizimet ne Tirane

Next Post

Si flet Ismail Kadare me koreanët

droni

droni

Next Post
Ismail Kadare: Shqiptarët nuk do të lëkundin orientimin euroatlantik

Si flet Ismail Kadare me koreanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.