Sërish mungesa e avokatëve u bë shkak për dështimin e seancës së radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit në Apelin e Krimeve te Rënda. Këtë të hënë nuk ishte prezent avokati i të pandehurit Endrit Zela.
Debate në seancë shkaktoi edhe prania e gjyqtarit Arben Vrioni, për të cilin të pandehurit kanë kërkuar përjashtim nga trupa.Seanca e radhës në 7 tetor.
Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.











