Reshjet e dendura të shiut që rane gjatë mbrëmjes së sotme kanë shkaktuar bllokimin e rrugëve por edhe në përmbytje te banesave.
Ne Fushe Krujë, uji ka hyrë në katet e para të pallateve. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evakuuar personat në rrezik.
Nderkaq, në zonën e Kamzës ka rrezik për përmbytje. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, bën me dije se punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin.
Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.











