Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar me një mesazh pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8, që tronditi Shqipërinë pasditen e së shtunës, dhe që vijon ende me goditje më të vogla.
Përmes nje postimi solidarizues në “Twitter”, numri një i PE shprehet se është në mbështetje të popullit shqiptar dhe atyre që janë lënduar apo kanë humbur banesat e tyre nga tronditja e fortë.
“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ato që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shkruan Presidenti i PE.












