Shtabi i Emergjencave publikoi në këto minuta planin e ngritjes së 6 pikave të emergjencës të qytetarëve në qarkun e Tiranës.
6 pikat e ngritura në zonat e ndryshme janë përcaktuar si më poshtë:
1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.
Informacioni i Emergjencave Civile:
Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.
Pikat e Emergjencave do të jenë në:
1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muço”,
Kombinat.
Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.












