Një djalë i ri është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një makinë dhe ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Sipas policisë, i riu u aksidentua teksa lëvizte me bicikletë në Ishull Lezhë.
Policia informoi se ai është 27 vjec, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk jepej informacion.
Lezhë /Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M.vjeç 27, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.











