Flakët përpinë një sipërfaqe në Qytetin Studenti në Tiranë mesditën e sotme.
Ende nuk janë të qarta shumë detaje, por nga pamjet duket që flakët kanë përfshirë disa shkurre si dhe një banesë 3 -katëshe.
Pronarët e shtëpisë në flakë jashtë kamerave thonë se çatia e shtëpisë mori flakë nga ciflat e zjarrit që u përhapën për shkak të erës.
Në një moment situata u duk e vështirë por ndërhyrja e zjarrfikësve ndihmoi që të izoloheshin flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve ishin edhe reshjet e shiut.
Dyshimet e para janë se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkurreve dhe flakët janë përhapur më pas me shpejtësi për shkak të erës.











