Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Kadastrës në Vlorë, dhjetë ditë pasi mori detyrën.
Në vend të tij është emëruar Elona Hodaj, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Emërimi i Hodaj mbyll rokadën në institucionin ku u pushuan 4 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.













