Teksa Gjykata vendosi të jepte verdiktin final për ish-ministrin Tahiri në orën 16:00, deputeti Myslim Murrizi nuk harroi ta përmendte ne seancen e sotme parlamentare.
Myslym Murrizi në fjalin e tij pasi sulmoi socialistët duke i akuzuar se tashmë janë të përqendruar në luftën për pushtet mes njëri-tjetrit, e simbolizoi këtë luftë dhe me gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Nuk jam kundër ndonjë beteje që keni me njëri-tjetrin. Nuk është çudi që të dalë ndonjë kasetë dhe të plasë ndonjë filmim sot në orën 16:00″, u shpreh Murrizi në Kuvend duke paralajmëruar dhe dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, i cili sot jo pak herë foli dhe me gjuhë paralajmëruese për “shefa të mëdhenj” apo “vëllezër të të dënuarve për drogë”.












