• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Marrja e Kopështit Botanik nga bashkia, Boci: “Rama dhe Veliaj presion Senatit akademik të UT”

droni by droni
18 September, 2019
in Politika
0
Boçi:133 mijë nxënës braktisin shkollat, Rama dhe Nikolla heshtin para dëmit historik
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Muaj me parë një vendim u bë publik, ku thuhej se  kopështi Botanik tashmë i kalon në pronësi Bashkisë, duke ia hequr Universitetit të Shkencave te Natyres.

Ky vendim u protestua nga shume studente te fakultetit dhe mbeti vetëm në leter.

Mirëpo një lëvizje tjetër ka ardhur nga qeveria dhe bashkia, sipas ish deputetit të PD, Luciano Bocit.

Ne nje deklarate per shtyp Boci shprehet se Nëpërmjet presionit dhe shtantazhit Rama e Veliaj po kërkojnë të diktojnë një vendim nw Senatin Akademik tw UT, pro votimit të VKM-së e cila grabit Kopështin Botanik duke ia hequr nga pronësia Universitetit dhe ia atashon bashkisë së Tiranës.

“Nga njëra anë dyshja Rama-Veliaj kërkon të rrëmbejë pronën e universitetit, dhe nga ana tjetër kërkon që fajin, përgjegjësinë të ja kalojë senatorëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës”, – tha Boci.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI
Dyshja Rama-Veliaj në bashkëpunim me një grup politik në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, po kërkojnë të shantazhojnë dhe kërkojnë të diktojnë një vendim pro votimit të VKM-së famëkeqe nr.510 e cila grabit Kopshtin Botanik duke ia hequr nga pronësia Universitetit dhe ia atashon bashkisë së Tiranës.
Jemi këtu sepse kjo dyshe, nga njëra anë kërkon të rrëmbejë pronën e universitetit, dhe nga ana tjetër kërkon që fajin, përgjegjësinë të ja kalojë senatorëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Kjo grabitje kriminale për qellim të ndërtimit të kullave, për qëllim të pastrimit të parave të pista nuk është e vetmja. Ajo është e disa-ta në radhën e grabitjeve dhe hajdutërive të kësaj qeverie.
Ky vendim është tërësisht antikushtetues dhe antiligjor, sepse ai bie në kundërshtim edhe me ligjin e mbrapshtë të Arsimit të Lartë, pikërisht me nenin 117, por edhe me statutin e Universitetit të Tiranës, me nenin 146, ku përcaktohet qartë se pronat universitare nuk mund të transferohen, qofshin këto edhe në institucionet shtetërore dhe nuk mund të ndryshohet destinacioni i tyre.
Siç e shikoni, gjithë kjo hapsira pas meje rreth 15 hektarë gjithsej, rrezikohet të shndërrohet në lavatriçe gjigande pastrimi parash, duke ia shkulur këtë hapsirë procesit akademik dhe kërkimit shkencor Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Ky vendim ka shpërfillur tërësisht mendimin e Dekanatit të këtij fakulteti, ka shpërfillur opinionin e Asamblëse dhe vendimin e Këshillit Studentor të këtij fakulteti që e kanë kundërshtuar rrëmbimin e kësaj prone. Ka rrëzuar totalisht autonominë universitare dhe i ka vënë shkelmin lirisë akademike. Ndërsa nesër në mbledhjen e Senatit, kërkon që të njollosë pikërisht anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Ky vendim është një grabitje e bërë në mes të ditës, ështrë një grabitje që kërkon të plotësojë kërkesa klienteliste, ndërtuese por edhe të tjera me natyrë korruptive, prandaj është detyrë e senatit akademik që nesër në mbledhjen e tij, në përgjegjësinë që e karakterizon, universitare dhe qytetare, të mbyllë portat kësaj afere të madhe korruptive. Ai nuk duhet të bjerë pre e presioneve dhe shantazheve që mund ti bëhen nga përfaqësuesit bashkiakë dhe qeveritarë që po kërkojnë të uzurpojnë mbledhjen e Senatit duke kërkuar të imponojnë vendimin për vjedhjen e kësaj prone me votat e përfaqësuesve të Senatit Akademik.
Ne jemi besimplotë si Parti Demokratike, që Senati Akademik do ta hedhë poshtë me neveri këtë VKM, sepse jo vetëm bën detyrën e vet universitare, por i shërben edhe komunitetit universitar dhe qytetar.
Çdo tentativë për ta miratuar do ti çonte anëtarët e Senatit Akademik para përgjegjësisë morale, por edhe para përgjegjësisë ligjore pasi në ligjin e Arsimit të Lartë është përcaktuar qartë që ky Senat duhet të ishte shprehur në rast miratimi, para se të dilte VKM-ja. Njëkohësisht, në gjasa miratimi për shkak të presioneve, përgjegjësi do të ketë edhe Administratori, ligjore dhe morale sepse në Ligjin e Arsimit të lartë është përcaktuar ai si menaxhuesi kryesor i aseteve financiare dhe pronësore të universitetit dhe duhet të kishte shprehur ndërkohë qëndrimin dhe mendimin e tij para se vendimi të kalonte si i diskutuar në Senat. Përgjegjësi madhore do të ketë edhe bordi i administrimit, sepse është përgjegjësi kryesor për mbrojtjen e pronës dhe resurseve të Universitetit të Tiranës. Përgjegjësinë më të madhe brenda këtij bordi do ta kenë përfaqësuesit e ministrisë që afilojnë me ministrinë për interesa klienteliste, për interesa të vogla dhe sigurisht në këtë rast përgjegjësia e tyre prevalon para përgjegjësisë së të tjerëve, sepse janë bashkëpunëtorë.
Çdo rreshtim tjetër i anëtarëve të Senatit Akademik të UT, do ti rreshtonte ata pranë grabitësve të pronës së universitetit, pranë dyshes Rama Veliaj, dhe përgjegjësia e tyre ligjore dhe mbi të gjitha morale para trupës akademike para studentëve do të ishte shumë e madhe.
Nesër ata kanë fatin dhe shansin të zgjedhin midis interesave të pista qeveritare, korruptive, dhe interesave të pastra universitare, ti qëndrojnë në krah dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesoratit të Shkencave të Natyrës, studentëve që kërkojnë me insistim ruajtjen e kësaj prone. Dhe janë këta anëtarë senati që në bindjen tonë, në bindjen e Partisë Demokratike, bindjen e qytetarëve nesër do të jenë më të drejtën, më të vërtetën krah pedagogëve, krah qytetarëve, krah pronës së universitetit dhe do ta rrëzojnë me neveri vendimin absurd të Rama-Veliaj, 510.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse VKM-ja që ju flisni mbetet në fuqi, cilat do të jenë masat që do të ndërmerrni?
Boçi: Nga ana ligjore vendimi i Senatit nuk është se ka efekt ligjor, ka karakter më shumë moral. Pra, Senati duhej të ishte shprehur kohë më përpara dhe nuk është përgjegjësia pse nuk është shprehur Senati, ishte absurditeti i parakalimit të Senatit dhe i organeve vendimmarrëse në rrjetin hierarkik universitar, i Bordit të Administrimit dhe i tjerëve nga Qeveria. Qeveria ka nxituar, ka marrë një vendim pa u konsultuar fare me komunitetin, pa u konsultuar fare me pedagogët dhe me universitetin, por në korrik në kulmin e pushimeve ka marrë një vendim në favor të Bashkisë së Tiranës për qëllimet e tyre me qëllim që kjo të ishte fakt i kryer. Dhe nesër po përgatiten të gjitha situatat edhe me shantazhe dhe me presione që ky vendim të kalojë masivisht sepse rrëzimi do të jetë moral në fakt dhe ai do të ketë impakt. Por në bindjen time hajduti kur niset të marrë diçka nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe në këtë rast Rama dhe qeveria e tij që ka dëshmuar që nga të gjitha grabitjet dhe vjedhjet nuk është tërhequr asnjë sekondë, ka grabitur edhe votën kur ishte vetëm jo më pronat që bërë zakon, nuk besoj se do të tërhiqet. Por ne i bëjmë thirrje pedagogëve të mbajnë qëndrimin e tyre, viti akademik fillon më pas me gjithë pedagogët dhe studentët do të gjejmë format e tjera për ta kundërshtuar këtë vendim.

Tags: kopeshti botanikLuciano Bocisenati akademik
Previous Post

Tirana tre ditë pa drita, ja zonat ku do të stakohet energjia

Next Post

Adoleshentja blen armën AK-47, synonte të vriste 400 nxënës

droni

droni

Next Post
Adoleshentja blen armën AK-47, synonte të vriste 400 nxënës

Adoleshentja blen armën AK-47, synonte të vriste 400 nxënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.