Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë. Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, ngjarja ka te beje me një grua shqiptare, e cila është gjendur e vdekur në shtratin e saj me goditje të shumta thikash.
Thuhet se gruaja 56-vjeçare është me origjinë nga Kosova. Ajo u gjet e vrarë në banesën e saj nga bashkëshorti, i cili menjëherë ka njoftuar policinë. Gruaja është goditur disa herë me thikë në qafë.
Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf. Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.












