Një 56-vjeçar shqiptar është gjetur i djegur brenda makinës në ishullin grek të Rodosit.
Mediat helene bëjnë me dije se viktima është 56-vjeç nga Shqipëria, baba i një fëmije të mitur.
Ishin kalimtarët ata që vunë re makinën e djegur rreth orës 06:00 në zonën e Kaminari, midis Malona dhe Haraki. Paraprakisht dyshohet se shqiptari ka kryer vetëvrasje duke i vënë vetë flakën makinës, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












