Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta zgjat punimet.
Mësohet se Komisioni Hetimor nuk do ta japë vendimin me datë 8 tetor siç ishte parashikuar, por do të shtyhet me disa ditë.
Shtyrja vjen pasi Komisioni i Venecias pritet të japë opinionin e saj më 12 tetor.
Komisioni Hetimor do të mbajë sërish një mbledhje ditën e nesërme kur do të vendosë datën e mbylljes së punimeve.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar të Komisionit Hetimor, presidenti Ilir Meta argumentoi vendimet e tij për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe dekretimin e tyre më 13 tetor.
Ndërkohë, dje presidenca publikoi në faqen e saj zyrtare raportin që Meta do të përdorë për t’u mbrojtur para Komisionit të Venecias në datë 11 tetor.











