Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Prej kandidatëve, do të përzgjidhet vetëm një që do të plotësojë “vakancën e parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulos.
Ditën e sotme, Kuvendi ka publikuar listën me 6 kandidatë që kanë paraqitur interes dhe kanë aplikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Kandidatët:
- Ardita Buna Alsula
- Ded Kasneci
- Klodian Rado
- Regleta Panajoti
- Shaqir Hasanaj
- Vjosa Bodo Mujo












