Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha të Krastës në Elbasan.
Mësohet se nga zjarri rrezikohet një sipërfaqe e madhe me pisha afër qytetit. Ndërkaq, burime nga policia bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Kujtojmë se e njëjta situatë është përsëritur edhe një vit më parë në këtë zonë të Elbasanit.












