• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Gjoka konstruksion’ ka paraqitur të dhëna fiktive”, reagon shoqëria: Si na skualifikoi ARRSH-ja për rrugën e Arbërit

droni by droni
16 September, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Rruga e Arbrit, sa e gjatë bëhet me kinezët, qeveria rinis negociatat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në disa artikuj flitet për një skandal të “Gjoka Konstruksion””, lidhur me ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Disa media i referoheshin një shkrese të ARRSH, e cila i ishte dërguar agjencisë së prokurimit publik në datën 12 shtator.

Në këtë shkresë,  rezulton se Gjoka Konstruksion nuk ka deklaruar në mënyrën e duhur emrat e anetarëve të bordit mbikëqyrës të kësaj kompanie, që kryen punimet për ‘Rrugën e Arbrit’ e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

Këtij pretendimi, i është përgjigjur Gjoka Konstruksion, duke dhënë sqarimet, qoftë ligjore dhe jo vetëm. Sipas njoftimit për media, Gjoka Kontruksion ka paraqitur të dhëna, por ARRSH nuk i ka marrë parasysh si dhe ka kryer një serë shkeljesh ndaj tyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Pas lajmeve që qarkullojnë tashmë në median e shkruar dhe atë vizive në lidhje me njoftimin e bërë nga ARRSH që shoqëria Gjoka Konstruksion sh.a ka paraqitur të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë lot 7”, kemi përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e plotë përballë publikut për të bërë deklarimin si vijon:

Më datë 25.04.2019 Autoriteti Rrugor Shqiptar  publikoi në website e Agjencisë së Prokurimeve Publike, njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim Rruga Kardhiq – Delvinë, Loti 7”, per t’u zhvilluar me date 27.05.2019 , Ora 11:00.

ARrSh më datë 20.05.2019 ka bërë shtyrje të afatit të tenderit nëpërmjet publikimit të Shtojcës Nr 1, ku data e është caktuar 07.06.2019, ndërsa më datë 03.06.2019 ka publikuar Shtojcën Nr 2 duke hequr dhe ulur kategoritë e licencës në ndërtim dhe ndryshim të kriterit të dëshmisë së përvojës së ngjashme në projektim për dëshminë e së cilës është riformuluar kërkesa, ku si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes. Nëpërmjet Shtojcës nr 2, është shtyrë afati i tenderit në datën 17.06.2019.

Në tenderin e zhvilluar më datë 17.06.2019 Gjoka Konstruksion sh.a anëtare dhe përfaqësuese e bashkimit të shoqërive ka paraqitur dokumentacionin si dhe ofertën. Pjesëmarrës ishin 6 operatorë të ndryshëm. 5 operatore rezultonin në formën e një bashkimi shoqërish ndërsa 1 operator rezulton si ofertues i vetëm. Gjatë hapjes së ofertave, oferta jonë ishte në vend të parë me diferencë të dukshme me secilin nga operatorët e tjerë të lexuar nga KVO. Kemi kërkuar përgjatë 2 ditësh paisjen me procesverbalin e hapjes së ofertave, por në shkelje flagrante të ligjit nuk na u mundësua asnjëherë nga ARrSh.

Më datë 20.06.2019 ora 14:07 nëpërmjet sistemit të prokurimit elektronik jemi njoftuar mbi s’kualifikimin tonë si bashkim operatorësh ekonomik. I vetmi i kualifikuar ishte “Ircop” S.p.a Degë e shoqëisë së huaj me diferencëprej 509,729,253.75 leke me oferten tonëqëishte oferta më e ulët.

Për koiçidencë “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj sipas QKB rezulton se datën e regjistrimit te degës se saj ne Shqiperi e ka me date 09.05.2019 cfare na ben te dyshojme se shtyrjet e fatit te tenderit kane qene pikerisht per t’i dhene kohe kesaj kompanie per te plotesuar kriteretdhe ne objekt të veprimtarise se saj sipas QKB eshte “Aktivitet ne fushen e ndertimit”. Pas verifikimit të Statutit të kesaj shoqerie kemi konstatuar se nuk eshte e licensuar ne projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e ketij objekti, dhe si e kish garantuar ARrSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte te ishte operator i vetem ne kete garë.

Në datë 26.06.2019 “GJOKA KONSTRUKSION”sh.a përfaqësuese e BOE, ka paraqitur ankesë pranë Autoritetit Kontraktor duke kundërshtuar arsyet e të dhëna në sistem mbi skualifikimin e bashkimit te operatorëve nga Autoriteti Kontraktor dhe kualifikimin e “Ircop” spa sic rezultonte nëpërmjet sistemit.

Në datë 01.07.2019Autoriteti kontraktor, na ka njoftuar se pas shqyrtimit te ankeses ka vendosur lënien në fuqi të skualifikimit.

Skualifikimi është ankimuar nga ne në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili me Vendimin 510/2019 datë 01.08.2019 ka urdhëruar ARrSh të rregulloj shkeljen e kryer dhe të kualifikojë kompaninë tonë. Vendimi i KPP, organ të cilin Ligji i prokurimit e ka përcaktuar si organin më të lartë për shqyrtimin e ankesave në fushën e prokurimit publik, i është dorëzuar palëve më datë 05.08.2019 me postë me detyrimin për zbatim brenda 10 ditëve nga ARrSh.

Më datë 13.08.19 vetëm 2 ditë para skadimit të afatit për zbatimin e Vendimit të KPP, Drejtori i ARrSh nxjerr Urdhër për verifikim të zbatimit të punimeve të kontratës të dorëzuar si punë e ngjashme në këtë procedurë nga “Gjoka Konstruksion” sh.a. Këto punime në vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk kanë qënë arsye skualifikimi dhe as janë ngritur në asnjë çast dyshime në lidhje me vërtetësinë e këtyre punimeve.

Në datën 16.08.2019 ARrSh ka kërkuar rishikimin e Vendimit 510/2019 të KPP, kërkesë e cila nuk është pranuar me Vendimin 510/4/2019 datë 20.08.2019 të K.P.P, dhe ka lënë në fuqi Vendimin 510/2019, të detyrueshëm për zbatim nga Autoriteti Kontraktor.

Më datë 28.08.219, ora 11:55 ARrSh ka zbatuar Vendimin 510/2019 e K.P.P ne sistem, ndërsa ka vijuar që më datë 02.09.2019 K.V.O të  kryejë rivlerësimin e procedurës dhe ka refuzuar ofertën tonë duke arsyetuar se pas shqyrtimit të ankesës nga operatori BOE “Ircop” S.p.a & “Sulova Ndërtim Prodhim” &“Vega” & “A&E Enginering” perfaqësuar nga shoqëria “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k lidhur me kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik Gjoka Konstruksion sh.a, si dhe raportit te inspektimit të grupit të specialistëve të ngritur me urdhër të titullares së AK për inspektimin dhe verifikimin në terren të punëve të deklaruara të përfunduara nga Gjoka Konstruksion sh.a, rezulton se: Dokumentacioni i paraqitur nga operatori Gjoka Konstruksion sh.a paraqet të dhëna të rreme e të pasakta.

Situata ndryshon kur ofertuesi i kualifikuar “Ircop” spa sic rezultonte nëpërmjet sistemit tashmë rezulton të jetë një bashkim shoqërish i përfaqësur nga “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k.

ARrSh ne paligjshmëri totale të procedurës më datë 02.09.2019 ka skualifikuar shoqërinë tonë duke pretenduar se dokumentacioni ynë për pune të ngjashme paraqet të dhëna të rreme e të pasakta për të shpallur fitues me cdo mjet dhe formë “Ircop” s.p.a Degë ne Shqipëri me 509,729,253.75 leke mbi oferten tonë. Si mundej “Ircop” S.p.a Degë në Shqipëri (përfaqësuesja e BOE “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k)  të kishte informacion për punimet e kryera nga Gjoka Konstruksion sh.a në rrugën e Arbrit të paraqitura si dëshmi e eksperiencës së ngjashme, kur nuk është ka qënë palë në këtë kontratë dhe nuk ka akses në vepër?

ARrSh ka patur të gjithë mundësinë dhe hapësirën ligjore për verifikimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur, përfshi objektin e ngjashëm të paraqitur nga Gjoka Konstruksion sh.a që më datë 17.06.2019. Asnjë dyshim mbi punët e ngjashme si dokumentacion që mbart informacion të rreme nuk është parashtruar nga ARrSh deri me datë 13.07.2019 kur duhej të zbatonte vendimin e KPP për të shpallur fitues Gjoka Konstruksion sh.a dhe BOE.

Drejtori i ARrSh Sonila Qato ka nxjerr Urdhërin Nr.192 date 13.08.2019 për verifikim të zbatimit të punimeve të kontratës të dorëzuar si eksperiencë e ngjashme nga Gjoka Konstruksion sh.a. Ky urdhër nuk është komunikuar në kohë ndërkohe që inspektimi nga grupi i punës është kryer respektivisht në datat 13.08.2019, 14.08.2019 dhe 15.08.2019 në shkelje të procedurave, joprofesionalisht dhe hajdutshe. Kemi paraqitur dyshimin e arsyeshëm për përvojën profesionale te përfaqësuesve ne grupin e punës për inspektim, arkitekte dhe juriste, të cilët kishin  një moshë mestare 24 vjec dhe ne përputhje me ligjin, nuk plotësonin asnjë  kriter për të pasur as licensa profesionale ne mbikqyrje dhe kolaudim punimesh për ndertime civile tunele, angazhim të cilin kishin marrë përsipër të realizonin. Nga verifikimi i punimeve në objekt Grupi i punës “me duar në xhepa”i cili ka inspektuar vetëm me sy të lirë, pa asnjë dokumentacion me vete në objektin që inspekton, pa projekt, situacion apo detaje teknike, pa marrë apo kërkuar asnjë mostër/kampion apo informacion nga ne dhe përfaqësuesi i Inxhinierit të Pavarur që i shoqëronte, ka dalë në konkluzionin se ka zëra punimesh, të cilat janë pasqyruar në situacionin përfundimtar si të përfunduara, por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Rezulton se me datë 19.08.2019 Drejtori i ARrSh Sonila Qato ka nxjerr Urdhërin Nr.192/1 date 19.08.2019 pasi përbërja e Grupit të parë linte për të dëshiruar, dhe ky fakt i ishte bërë më dije zyrtarisht nga ne. Nga dokumentat zyrtare të ARrSh të dala dhe botuar në shtyp rezulton sipas Raportit nr2, nr 7760/1 prot, datë 22.08.2019 se konkluzioni i përfshirë ne formularin e vlerësimit të lëshuar për nënkontraktorin Gjoka Konstruksion sh.a, situacioni përfundimtar dhe akt kolaudimi përmbajnë të dhëna fiktive, jo reale dhe që në fakt nuk përputhen me realitetin , me zërat dhe volumet reale të punimeve të kryera në terren deri në datën e inspektimit. Për ironi të fatit edhe ky Grup pune ka inspektuar në të njëjtën formë si grupi i parë (arkitekte e juste): vetëm me sy të lirë, pa asnjë dokumentacion me vete në objektin që inspektojn, pa projekt, situacion apo detaje teknike, pa marrë apo kërkuar asnjë mostër/kampion apo informacion nga ne apo përfaqësuesi i Inxhinierit të Pavarur.Asnjë konkluzion në lidhje me inspektimin e kryer nga të dyja grupet e punës, asnjë konstatim mbi shkelje të gjetura dhe vërejtje nuk na është dhënë nga ARrSh. Pas këtij raporti ARrSh ka vijuar të zbatojë Vendimin e KPP për shpalljen fitues më datë 28.08.2019 dhe cudia vazhdon pasi nese Arrsh kishte konstatuardokumentacion te rreme si mund te na kualifikonte.

ARrSh nuk na ka njoftuar asnjë rezultat nga inspektimi i kryer duke bërë të pamundur që të japim mendimet, shpjegimet, komentet apo parashtrimet tona.

ARrSh rezulton të ketë qënë më e interesuar që gjetjet e saj ti ndaje me publikun dhe jo me ne si palë legjitime e cila preket direkt në këtë proces.

Në lidhje me gjithë pretendimet e ARrSh të publikuara në media sqarojmë opinionin publik se sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion ARrSh-së në procedurën e tenderimit për plotësimin e kriterit të objektit të ngjashëm, janë përfunduar plotësisht 100% vetëm punime të situacionuara dhe të dorëzuara. Punimet në objekt vazhdojnë,vazhdojnë zëra punimesh të tjerë të zbatohen. Gjoka Konstruksion sh.a nuk është shprehur në asnjë pjesë të dokumentacionit të saj se tunelet dhe Rruga e Arbrit kanë përfunduar plotësisht. Është kryer kolaudim i punimeve të situacionuara dhe të realizuara nga Gjoka Konstruksion si nënkontraktor. Kontrata koncensionare e Rrugës së Arbrit e lidhur me Ministrinë e Infrastukturës dhe Energjisë, zbatimi i së cilës monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit të Rrugës së Arbrit dhe Inxhinieri i Pavarur-mbikëqyrës i punimeve të Rrugës së Arbrit, nuk ka përfunduar, por Gjoka Konstruksion nuk ka deklaruar kontratën koncensionare si objekt të përfunduar dhe është në nderin e drejtorit të ARrSh të mos abuzoj mbi këto fakte.

Tunelet nuk janë deklaruar asnjë moment si të shfrytëzueshëm nga ne, deklarimi i tunelit si i shfrytëzueshëm do të behët ngaAutoriteti kontraktor MIE dhe shoqëria koncensionare në përputhje të plotë me dispozitat e kontratës koncensionare dhe legjislacionin në fuqi.

Cdo aludim mbi dokumentacionin e tillë si Formular Vleresimi, Situacion perfundimtar punimesh dhe Akt kolaudimi të paraqitur në tender nga Gjoka Konstruksion sha, i cili paraqet të dhënatë rreme e të pasakta është i pavërtetë, i njëanshëm, i mbajtur nga njërëz besnik të zj Qato, të cilët me devotshmëri dhe pa profesionalizëm i kanë shërbyer drejtorit të ARrSh duke hedhur baltë mbi ne si shoqëri për qëllimin e vetëm, kualifikimin e një ofertuesi të regjistruar 1 muaj përpara shpalljes së tenderit me ofertë mbi 500 milion lekë më të lartë.

Gjithashtu per sa i perket lajmit qe ne kemi marre 70 miliarde leke nga buxheti per pune qe nuk paskemi bere, duam te ju informojme qe eshte e pavertete. Deri me sot jane realizuar rreth 43 % te volumeve te punimeve qe do te thote qe jemi mbi 13 % para kohe ne realizim. E vetmja pagese qe kemi marre nga buxheti eshte ne fillim te vitit pasi kishim realizuar 25% te punimeve sipas parashikimeve ne kontrate. Kjo pagese nga buxheti eshte 2.1 miliarde leke nga te cilat deri me sot i kemi kthyer shtetit pothuajse te gjithe kete shume ne pagesa tvsh dhe tatim fitimi.

Nga neser padia e pare per drejtoren e arrsh do te jete fillimisht ne gjykate per prishje te imazhit te kompanise me informacione te nxjerra ne media te cilat jane te paprovuara.Faleminderit.

 

Tags: arrshm ndertimigjoka kontruksionRruga e Arberit
Previous Post

FOTO/Çiljeta me dedikim prekës për Fernandon në ditën e parë të shkollës, flet dhe për babain e tij

Next Post

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, i arrestuari tregon emrat e tre të dyshuarëve

droni

droni

Next Post
DETAJE/U vra për hakmarrje, Santjago Malko dyshohet se ka lidhje me një vrasje në Durrës

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, i arrestuari tregon emrat e tre të dyshuarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.