Kreu i opozitës Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në facebook ka uruar nisjen e procesit mësimor për këtë vit.
POSTIMI I BASHES:
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!











