• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DW: Kriza politike vazhdon, dialogu mes palëve i vështirë

droni by droni
15 September, 2019
in Politika
0
Publikohen emrat e deputetëve që kanë firmosur për shkarkimin e Metës, mungon Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga DW:

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi palët politike në Shqipëri të ulen në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale.    

Afrimi i tetorit, kur Këshilli Europian do të marrë vendimin për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësimit, ka shtuar thirrjet e BE për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale, që vazhdon prej 7 muajsh. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi të premten, (13.09.2019), partitë politike të ulen në dialog për të arritur këtë qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli. “Kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit”, tha Soreca të premten pas nënshkrimit me qeverinë Rama të Marrëveshjes financiare IPA ( Instrumenti i Para Anëtarësimit). Soreca sugjeroi reformën zgjedhore si shtysë për të nisur dialogun me opozitën jashtë parlamentit, të cilën e quajti ” diçka specifike”.

Reforma zgjedhore – reformë tjetër kyç për  Shqipërinë

„Reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë që i përkasin gjithë spektrit politik të shoqërisë shqiptare dëshirojnë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Prandaj të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, argumentoi Soreca.

Por dialogu për këtë duket i vështirë për momentin, edhe pse reforma zgjedhore është reforma e dytë e rëndësishme, pas Reformës në Drejtësi, edhe pse kryerja e saj do të bëjë të mundur ndarjen nga zgjedhje „atipike, pa pjesëmarrjen e opozitës”, gjë për të cilën të gjitha partitë janë të interesuara.

Partitë opozitare jashtë parlamentit, përfshirë edhe LSI, kanë dhënë sinjale, se edhe mund të ulen në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Por Partia Demokratike, që kryeson këtë opozitë, nuk jep asnjë shenjë gatishmërie për të filluar dialogun me qeverinë dhe maxhorancën socialiste për këtë reformë. Thirrjeve të BE dhe faktorit ndërkombëtar, ftesës së kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste për bashkëpunim dhe dialog ajo i përgjigjet me paralajmërimin për rifillimin e protestave antiqeveritare, largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja rrugë e daljes nga kriza e shkaktuar, që opozita e konsideron të shkaktuar nga lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Meta: Dalja nga kriza – ҫmontimi i shtetit të gënjeshtrës

Albanien PK Ilir Meta (DW/A. Ruci)

Ilir Meta kërkon çmontimin e shtetit të gënjeshtrës

Presidenti Meta, fati politik i të cilit do të varet nga opinioni i Komisionit të Venecias, në fillim të tetorit, nëse ka kryer apo jo veprim anti-kushtetues lidhur me dekretet e tij që shfuqizuan datën 30 qershor si  datën e Lokaleve 2019 dhe dekretuan 13 tetorin, është po kaq i ashpër në kritikat ndaj qeverisjes Rama. Sipas tij dalja nga kriza e thellë politike, edhe institucionale, do të vijë përmes betejës së gjithë shqiptarëve ”për të çmontuar shtetin e propagandës, të gënjeshtrës që po i merr shpirtin shtetit të së drejtës”, tha ai  të premten në mbrëmje, (13.09) i ftuar në  një televizion lokal.  Procedurat e shkarkimit të tij vazhdojnë, por Meta tha, se “do të japë dorëheqjen, nëse Komisioni i Venecias në opinionin e tij konkludon se ka shkelur Kushtetutën”, pa pritur që të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese që pritet të ngrihet. Ndërkohë që dekreti i tij për përsëritje të Lokaleve 2019 mbeti në letër, pasi as që bëhet fjalë për përsëritjen e zgjedhjeve, të fituara nga PS në masën 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Albanien Anti Regierungsproteste (DW/A. Ruci)

Protesta të opozitës, 8 korrik 2019

Partia Demokratike mes protestës dhe dialogut

Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që t’ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrveshje me Ramën.

Tags: Dwkrize politikepartite politike
Previous Post

VIDEO/ Rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, arrestohet shoferi në gjendje të dehur

Next Post

Elbasan, vëlla e motër kapen duke vjedhur në një magazinë ushqimore

droni

droni

Next Post
VIDEO/Spanjë, kapet grupi shqiptar i grabitësve të dhunshëm, terrorizonin edhe fëmijët

Elbasan, vëlla e motër kapen duke vjedhur në një magazinë ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.