Ish-deputeti Petrit Vasili ka risjellë dhe njëherë videon, ku Rilindja para një viti shprehej e sigurtë për hapjen e negociatave, pamje te cilat, Vasili thotë se nuk kanë ndryshim me ato që serviren sot, ku na premtohet serish hapja e negociatave.
Ja çfarë shkruan Vasili:
Me e pakta mbylleni gojen dhe ikni!(VIDEO). Sot po na thone Rama dhe sejmenet e tij ne politike dhe media,qe medemek ne 18 tetor Brukseli do te thote : po me kushte.
Kjo eshte thjesht e njejta genjeshter e degjuar per vite me radhe.
Vendimi eshte vetem nje:Hapja e negociatave me date te percaktuar dhe pa kushte.
Po medaljet e ndara nje vit me pare nga Rama per suksesin e hapjes se negociatave,po genjeshtra gjigande e Rames qe paskeshim marre daten per ne qershor te 2019 pas tallazeve te Europes,ku shkuan?
Shiheni VIDEON miq dhe komentet e tjera s’kane asnje vlere.
Mbetet tu themi vetem:Mbylleni gojen dhe ikni!!












