Eshte zbuluar identiteti i te riut shqiptar i cili u kap me rreth 1 ton droge ne kufirin grek. Burime konfidenciale nga policia greke bënë me dije se ai është 30-vjeçari Mirjan Gjini, lindur në Gjirokastër.
Sasia gjigande e drogës, hashash i papërpunuar, me peshë 951.65 kg, u gjet në mëngjes nga Prokuroria e Drogës në Janinë në kryqëzimin Eleousa ku u arrestuar dhe 30-vjeçari shqiptar.
Në bazë të përllogaritjeve paraprake, mendohet se kjo eshte ngarkesa më e madhe e kapur gjatë këtij viti.
Por, mediat greke, shkruanin se së fundmi se 30 vjeçari e kishte grabitur furgonin me te cilen po transportonte drogen në Departamentin e Sigurisë në Patision, Athinë. Ndërkohë në cilësinë e provës material, Policia ka sekuestruar përveç lëndës narkotike edhe 3 telefona celularë, 300 euro si dhe automjetin tip furgon.












