Trupi i pajete i një 75-vjeçari nga qyteti i Librazhdit është gjetur sot në lumin Shkumbin. Dyshohet se i moshuari, i identifikuar si Shaqir Facja është hedhur nga ura në lumë dhe është mbytur.
Gjithashti sipas informacioneve, mesohet se viktima kishte dalë nga shtëpia për të blerë qumësht.
Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga lumi, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.











