Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites së sotme në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek kolaudimi. Një person që ecte me biçikletë u përplas nga një kamionçinë.
Burimet bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person rreth moshes 47-vjeçare. I plagosuri është transportuar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.











