Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Theth, teksa mësohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës në Theth, ku viktimë ka mbetur një 23-vjeçar,me inicialet A.C,.
I riu, një punëtor, kishte qenë duke shkarkuar disa tulla, në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e saj.












