• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncensionet e rrugëve, PD: Rama i jep me ligj 366 milionë euro Agim dhe Ndue Kolës

droni by droni
13 September, 2019
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/PD publikon dokumentin: Tender kompanisë kroate, baxhanaku i Ramës e ndihmoi ta fitonte
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar sot pas votimit në parlament te dy ligjeve mbi koncesionet e rrugeve Orikum – Dukat dhe Milot – Balldren, që sipas saj japin miliona euro oligarkëve të qeverisë.

Permes nje deklarate Tabaku thekson se deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan se janë thjeshtë kukulla të Ramës, duke i dhënë 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë për rrugët Milot Balldren dhe Orikum – Dukat.

Ish-deputetja shprehet se c’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të ndikojë në rritjen e borxhit publik me 2,8%.

Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD.- tha Tabaku.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Rrëzimi dekreteve presidenciale ditën e djeshme nga Parlamenti është një tjetër provë e një qeverie autoritare që mbahet në këmbë nga oligarkët. Ky bashkëpunim i ngushtë ka prodhuar një Shqipëri të varfër, të kriminalizuar, të pa-barabartë dhe të pajetueshme.
Votimi i djeshëm për dy ligje që i japin praktikisht 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë, për projekte të pastudiuara dhe të fryra, nuk është vetëm një krim ndaj buxhetit, në të vërtetë vendimi i djeshëm është vrasja me borxh të panevojshëm i fëmijëve tanë.
Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan dje se janë thjeshtë kukulla. Përndryshe ata nuk do të kishin votuar për të rrëzuar një dekret presidencial që shmangte jo ndërtimin e një rruge me rëndësi, por abuzimin me taksat e shqiptarëve.
Po çfarë ndodh me kontratën më të madhem Milot Balldren prej 296 milionë Euro?
1. Kompania fituese e rrugës Milot-Balldren, ANK, ka një një aktiv prej 20 mln eurosh dhe ndërkohë do të përfitojë nga buxheti një shumë 15 herë më të lartë se sa vlera e saj.
Shqipëria e 300 mijë emigrantëve që kërkojnë azil do të paguajë 17 mln euro nga taksat e saj për 1 km rrugë babëzie. Shqiptarët që sot jetojnë në shtetin më të korruptuar në Ballkanin Perëndimor do të paguajnë 296 mln euro për një rrugë që si fillim u projektua me vlerën 113 mln euro; pastaj sa më shumë kalonte koha ajo rritej me nga 50 mln euro.
2. Për herë të parë një kontratë do të paguhet në euro, duke rritur rrezikun edhe më për buxhetin e shtetit dhe natyrisht për shqiptarët.

3. Për herë të parë në historinë e kontratave publike, vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh) ndërkohë që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar. Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%.

Kjo është një shkelje flagrante e rregullave të konkurimit në këtë drejtim, dhe një mënyrë qartë e kundraligjshme për të operuar në një sistem jashtë kuadrit ligjor rregullator, duke negociuar me kompaninë propozuese. U negocian zëra që nuk ishin përfshirë në tenderim, si interesi bankar, gjë që nuk e lejon ligji.

4. Ministria e Financës dhe e Ekonomisë duhet të jepte miratimin paraprak për këtë projekt duke qenë se kërkohet mbështetje buxhetore. Nga të gjitha informacionet publike si dhe nga ato të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave rezulton se nuk është dhënë miratimi nga Ministria e Financave. Kjo është një shkelje e rëndë për të cilën ka përgjegjësi nga punonjësi më i thjeshtë deri të ministrat e linjës Gjiknuri, Balluku, Ahmetaj dhe Denaj dhe Rama si dhe parlamenti që po e kalon këtë kontratë.

5. Ky projekt do të realizohet duke marrë një kredi tregtare me normë interesi 5%, shumë herë më të lartë se sa çdo formë tjetër kredi marrje. Nëse qeveria do të angazhohej ta ndërtonte vetë këtë rrugë edhe me këto koste marramendëse, ajo do të merrte një borxh për këtë rrugë me normë interesi 2%.

6. Sipas kontratës kredia që pritet të merret do të fillojë të shlyhet nga viti i tretë dhe koncesionari do të marrë në total 70 milionë euro kredi. Normalisht shlyerja e kredisë do të ishte 70 milionë dhe interest e bankës, por ndryshe nga cdo kredi normale kjo nuk llogaritet mbi principalin por mbi totalin e shumës dhe vetëm nga ky efekt do të paguhen 6,4 milione euro më shumë. Pra është shteti që po paguan dhe interesat duke e lënë kompaninë ANK pa asnjë risk dhe shteti po paguan një kredi që mund ta merrte vetë shteti.

7. Ç’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të kushtojnë në total 370 mln euro duke ndikuar në rritjen e borxhit publik me 2,8%. Kjo grabitje përmes një gjoja parlamenti, pa një Gjykatë Kushtetuese do të jetë përgjegjësi përpara e ligjit për këdo që bashkëpunon dhe mbi të gjitha do të mbajë përgjegjësi Rama, edhe pse po përdor parlamentin për mbrojtje.

Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenë palë në këto kontratë korruptive dhe abuzive.
Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen mga buxheri shtetit për 10 deri ne 15 vitet e ardhshme. Projekte që si parim kanë konceptin “Të fitojnë oligarkët dhe kryeministri” janë denoncuar nga Partia Demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketes antimafia dhe ato do të hetohen imtësisht e kushdo që ka shkelur parimet kushtetuese do të mbajë përgjegjësi.
Shqipëria është në zgrip të kolapsit ekonomik, ndërsa projekti 1 mld i PPP-ve po përdoret për pastrimin e parave, duke vjedhur dhe zhvatur qytetarët në emër të pasurimit anti-ligjor. Ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 17 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande duhet të ndalet menjëherë.
Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.
Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e një parlamenti ilegjitim!

Previous Post

Rama takon Merkelin në Gjermani, i lutet ta mbështesë për hapjen e negociatave

Next Post

Fier, makinat përplasen kokë më kokë, e pëson qytetari me biçikletë

droni

droni

Next Post
SHOKUESE/Tiranë, hidhet nga pallati një 40-vjeçar

Fier, makinat përplasen kokë më kokë, e pëson qytetari me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.