Ne menyre tragjike ka humbur jeten nje shqiptar ne Itali, teksa ishte duke punuar.
Mesohet se viktima është Kreshnik Gockaj, 28 vjeç, me kombësi shqiptare. Punëtori i ri ishte i angazhuar në operacione shpimi.Gockaj, vdiq pas një aksidenti ndërsa po punonte në një kompani betoni në Altamura, në provincën e Barit.
Nga hetimi paraprak, dyshohet se punëtori është shtypur nga një makineri e rëndë. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat, por nuk u bë dot gjë për të riun.
Hetimet për të zbardhur plotësisht rastin vazhdojnë.











