Një tjetër aksident është shënuar kete mbrëmje, sërish në zonen e veriut të Shqipërisë, konkretisht në aksin rrugor Krumë-Kukës.
Nga informacionet e para, mesohet se aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur “Qafa e Toblit”. Raportohet se një eskavator, i rimorkuar në një kamion, ka rrëshqitur, duke u përplasur me makinën tip “Mitsubishi” që ndodhej pas kamionit.
Shoferi i makiës “Mitsubishi” ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës, ku ka gjetur vdekjen.











