Presidenti Ilir Meta ka vendosur kurorën me lule tek memoriali i Azem Hajdarit. Me rastin e 21-vjetorit të vdekjes së liderit të dhjetorit, Meta ka vendosur t’i bënjë nderimet tek memoriali.
“Sot ishte një detyrim për ta nisur ditën me nderimin e kujtimit të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik. Zgjedhjet e lira duhen të mbrohen me çdo kusht’, tha Meta shkurt për mediat.













