Një aksident ka ndodhur në kryeqytet diten e sotme. Burime nga policia thonë se si pasojë e aksidentit, janë plagosur 3 shtetas që ishin në njërin mjet dhe shoferi i automjetit tjetër.
Mesohet se makinat jane perplasur koke me koke cka ka sjelle copetimin e njeres prej tyre. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:30 në Paskuqan janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për swarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.












