Kreu i Shtetit, Ilir Meta, do të dalë në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse të delegacionit të Venecias në Tiranë.
Konferenca ëshrtë njoftuar në orë 17:00 në ambientet e Presidencës, ku mësohet se Meta do të jetë i hapur dhe përpyetje nga gazetarët.
Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës për tu njohur me pretendimet e palëve mbi nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.











