Një fëmijë i vogël emigranti u godit me shkelm në bark në mënyrë barbare nga një shtetas italian sepse iu afrua karrocës së djalit të këtij të fundit duke e përkëdhelur.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodhi në qendër të Cosenzas në Itali, ndërsa fëmija me origjinë afrikano-veriore u shpëtua nga kalimtarët e rastit, të cilët menjëherë e denoncuan rastin tek autoritetet përkatëse.











