Një djalë, 6-vjeç, mbeti i verbuar nga njëri sy, pasi u sulmua nga një laraskë, ndërsa po luante në park.
Ngjarja ndodhi në Australi, ndërsa e ëma e fëmijës ka treguar se djali i saj po luante kur u sulmua papritur nga shpendi grabitqarë.
“Ai u drejtua nga unë duke ulëritur me të madhe dhe e vetmja gjë që pashë ishe gjaku që dilte nga syri i tij”, ka treguar ajo.
Ajo tregoi më tej se kishte parë njoftime në park ku kërkohej të kishe kujdes nga laraskat, por nuk e kishte marrë shumë seriozisht këtë paralajmërim, ndersa u ka bere apel prinderve qe te mos bejne te njejtin gabim si ajo.












