Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, David Kostelancik po zhvillon një vizitë në Shqipëri ku pritet të bisdeojë në lidhje me krizën e gjatë politike në vend.
Në këto momente po zhvillon një takim në kryesinë e Kuvendit me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Ndërkohë përveç kreut të Kuvendit, Kostelancik do të takohet edhe me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë që prej fillimit të krizës në pranverën e këtij viti që bisedon ndër të tjera edhe për krizën politike.











