Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15-vjetorin e themelimit ditën e premte.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetari i kësaj force politike fton të gjithë miqtë e LSI të jenë të pranishëm në festën, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
“15 vjet nga dita e themelimit të LSI. Në 6 shtator, ora 18:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, festa e themelimit. Ju presim të gjithëve të nderuar miq”, shkruan Vasili në postimin e tij.











