Pas vrasjes në Memaliaj, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në jug.
Mësohet se është gjendur i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana engimatike Uliks Gjenerali, 40 vjeç.
Ai u gjet nga djali i tij i mitur, ndërsa policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje. Pritet autopsia ne spitalin e Sarandës per te zbardhur shkaqet e vdekjes se tij.
Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Naim Zyberit.












